Do të marroseni të gjithë pas kësaj recete,petulla me hudhra dhe kos

INGREDIENTËT
300 gram miell
1 litër kos
2 lugë kafe sodë buke
1 kokërr vezë
4 lugë gjelle vaj ulliri
250 ml ujë të vakët
pak nenexhik
vaj për skuqje
4-5 thelpi hudhër
kripë

UDHËZIMET

1.Në një tas rrihni vezët, shtoni miellin, kripën, sodën dhe ujin. E trazoni mirë masën dhe më pas e lini të pushojë për 30 minuta.

2.Pas kësaj formoni toptha të vegjël për petulla dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj të nxehur.

3.Ndërkohë shtypni hudhrat dhe i shtoni në një enë. Shtoni kosin, kripën, vajin e ullirit, nenxhikun.

4.I trazoni mirë dhe tani mund t’i shijoni petullat me salcën e shijshme që përgatitët.

Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Loading...