‘Do t’i kthejmë borxhin PS’, ish-ministri i LSI-së: Rama do të marrë mandatin e tretë

Në takimin e zhvilluar me strukturat e Partisë Socialiste në Berat, Nasip Naço i cili u largua nga LSI për tu bashkuar me PS u shpreh se ndjehet në borxh me këtë forcë politike.

Ai gjithashtu u shpreh se për tu bërë pjesë e skuadrës së PS -së, ka bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për të dyfishuar investimet në qarkun e Beratit.

“Faleminderit që më pranuat në gjirin tuaj. Nga sot më takon mua bashkë me miqtë dhe kolegët e mit të japim maksimumin për PS. Sigurisht që unë me kolegët e mi të djeshëm i kemi një borxh PS-së sepse prej vitesh i kemi hequr votat.
Sot jemi bashkë dhe do t’ja kthejmë atë borxh. Unë kam bërë një marrëveshje me kryeministrin se do të pranoja të isha pjesë e skuadrës nëse do të dyfishonte të gjitha investimet për këtë qytet. Dhe unë i besoj kryeministrit se do ta mbajë fjalën.

Siç i besoni dhe ju, ne do të jemi lokomotiva në të gjithë Shqipërinë për ti dhënë mandatin e pestë dhe mandatin e tretë të PS për të qeverisur vendit. Bashkarisht ne do ja dalin sepse kemi kryeministrin që ka drejtuar me vizion”, tha ai.

Loading...