Dogji të gjallë të dashurin e mamasë për 1 milion lekë, ky është Besmir Karaj

Ky është Besmir Karaj, i cili dogji të gjallë 61-vjeçarin Menduh Kurtdeda, i cili ishte i dashuri i Marjeta Karajt, mamasë së Besmirit.

Besmiri i dogji Menduh Kurtdedën në bashkëpunim me Gazmir Ngotën, i cili më pas rrëfeu krimin.

Besmir Karaj e kreu krimin me urdhër të mamasë së tij, e cila pretendonte se Kurtdeda i kishte 1 milionë lekë borxh.

Kurtdeda ishte në gjendje të dehur dhe vetëm qeshte.

Besmiri ishte shok edhe me Faiks Stojnën, i cili ishte i dashuri i dytë i Marjetës, nënës së Besmirit. Marjeta kishte kërcënuar me djegie e Faik Stojnën.

Kujtojmë se për zbardhjen e krimit makabër të ndodhur në 2017, Menduh Kurtdeda, i cili u rrah dhe u dogj i gjallë në Dajt, ka ndihmuar dëshmia e Faiks Stojnës, ish i dashuri i Marjeta Karajt.

Atij i ishte rrëfyer gjithçka nga Marjeta dhe djali i saj, Besmiri. Ky i fundi punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mirë, aq sa për t’i rrëfyer një krim kaq makabër.

Vrasja ndodhi në maj të 2017, e ndërsa zhvarrosja e trupit të viktimës është bërë në 10 shkurt të 2021.

Kjo pasi familjarë të viktimës kanë dëshmuar për policët që i afërmi i tyre kishte protezë dhe kjo ka shërbyer si spunto për autoritetet që të bëjnë analizat e ADN-së. Mostra i është marrë 2 djemve të Menduhut, Mareglenit dhe Andreas, si edhe vëllait të viktimës Musait.

Në përfundim rezultoi se trupi i pajetë i gjetur është i Menduh Kurtdedës.

Dëshmitë e Faik Stojnës dhe Gazmir Ngotës se Menduhu i kishte një borxh Marjeta Karajt, i ka orientuar hetimet në këtë pistë e ku në fund rezultoi se kjo shumë prej 1 mln lekësh, ishte shkaku i vrasjes në mënyrë makabre të 61-vjeçarit./Shqiperiaime

Loading...