Dojna Mema tregon gjithçka rreth shtatzënisë dhe planeve të saj

Pas përfundimit të “Big Brother Fan Club”, Dojna Mema ka qëndruar larg ekranit për t’iu përkushtuar shtatzënë dhe më pas kujdesit për djalin e saj.

Këtë të mërkurë, Dojna bëri daljen e parë televizive në “Goca dhe Gra”, për herë të parë pasi ka marrë statusin e mëmësisë. Ajo tregon se tashmë që Nolan Sol Sata është dy muajsh, është gati t’i rikthehet punës.

“Unë pa punën e kam shumë të vështirë, jam dhe Bricjap për më tepër. E mora me shumë përkushtim dhe rritjen e Noan Sol, dy muaj ishte mirë që isha 24 orë në 24 në shtëpi, mjaftoi, doli dhe teproi. Nuk kam një datë për rikthimin në ekran, por do të kthehem”.

Teksa vajzat e pyetën me humor se kur ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër, Dojna thotë se për momentin nuk e mendon.

“Ma kanë thënë pasi linda, po tani kur do të bëni një fëmijë tjetër. Ta caktojnë dhe gjininë: një gocë tani. 40 ditët e para, thosha sa të bëjë një vjeç djali, do filloj të provoj prapë. Por jo (qesh). 40 ditët e para ishte bukur ta provoje, tani jo më”.

Dojna tregoi vështirësinë e parë të shtatzënisë, që ishte mungesa e informacioneve zyrtare dhe të sakta lidhur me problemet pas lindjes, siç janë laktacioni apo depresioni.

“Unë e kam mbajtur vetë deri tani që është dy muajsh. Tani do kujdeset një zonjë për te paraditeve. Mua më ka ndodhur dhe e kam menduar që në Shqipëri gruaja nuk ka shumë informacion për ato që vijnë pas lindjes. Jo vetëm për depresionin postpartum, apo laktacioni, duhet të ketë klasa në Shqipëri që duhet të japin këto informacione të konfirmuara. Gjërat bazike që nëna duhet të dije kur sjell në jetë bebin. Mami im ka pasur depresion me lindjen e parë, dhe ajo as që nuk e dinte se çfarë kishte. Shumë njerëz nuk e kanë këtë mundësi dhe është problem. Unë isha përgatitur shumë për laktacionin dhe e përjetova shumë lehtë”- tregoi Dojna.

Moderatorja tha se e ka pasur kompleks në fillim lindjes përmes rrugës çezariane (me operacion), por sot shprehet e lumtur për zgjedhjen e saj.

“Kompleks kam pasur faktin që linda me çezarian (operacion) dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë. Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati. Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë. Shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë. Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’. E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”- tha Dojna.

Si çdo nënë që i ndryshon jeta direkt pas ardhjes në jetë të fëmijës, Dojna tregoi se ishte pak ‘strikte’. Ajo tha se e kishte problem në fillim të kishte njerëz afër, pasi donte që të kalonte sa më shumë kohë me Nolan. Dojna tregoi edhe sesa baba i përkushtuar është Vlashenti, i cili ka qenë një ndihmesë e madhe për të.

“Kisha problem të kisha njerëz të tjerë nëpër këmbë. Herë pas herë vinte mami im dhe i Vlashenitn, ndërkohë që unë nuk doja të shihja njeri. Ishte momenti që do të rrish vetëm me fëmijën tënd. Kisha Vlashentin, që e dija që do të ishte baba i përkushtuar dhe ‘efikas’. Kishte instikte më shumë se unë”- tregoi Dojna.

Loading...