Policia e Tiranës, njoftoi pak orë më parë arrestimin e Denisit të “Myslym Shyrit”, i cili, ditën e djeshme sulmoi me grushta në mes të rrugës dy motra. I riu nga Tirana, ishte denoncuar disa muaj më parë nga JOQ ALBANIA dhe policia e arrestoi, por mesa duket paska qendruar vetëm pak kohë në burg. Së fundmi, në redaksinë e JOQ ALBANIA, ka mbërritur dëshmia e një vajze, e cila ka pasur një kontakt ndryshe me Denisin.
Ajo tregon se Denisi e ndaloi në rrugë dhe i ka kërkuar cigare. Vajza rrëfen ndër të tjera, se ia ka dhënë cigaren, por kur ka parë në rrjetet sociale dhunën e ushtruar nga ai, ka ‘falënderuar Zotin’ që ka shpëtuar shëndoshë e mirë.
E reja shkruan: Paskam shpetuar mir dje me kerkoi cigare ne myslym shyr. Kisha dal jasht dyqanit ku punoj aktualisht m ndaloi para dhe m kerkoi cigare ja dhash mu duk pak i dyshimt por nuk e mbaja mend si ftyr, kur e pash ktu tek ju bera lidhjen. Mire qe nuk i thashë jo.