Aktori i humorit Koco Devole eshte shtruar ne spital edhe pse ka kalar COVID-19, pasi ka mbetur me pasoja nga semundja. Djali i tij ka thene se pavaresisht gjendjes se veshtire, mjeket i kane thene se trupi i aktorit ka nisur te reagoje mire.
“Për aq sa më kanë informuar, gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë në këto momente.
Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital.
Mjekët mëndojnë se është shkak kjo sëmundje që ai u rëndua. Babai vendosi vetë të trajtohet tek Infektivi, se kishte shumë besim te mjekët shqiptarë.
Komunikimet me mjekët janë të vazhdueshme të cilët kanë qenë shumë disponibël. Momentalisht është edhe motra në Tiranë, ndërkohë që mamaja është në SHBA.
Nuk e dimë ende se sa kohë duhet që babai të përmirësohet.”, thotë i biri i Devoles per abcnews.