Doli të mbledhë boronica dhe nuk u kthye në shtëpi, gjendet i riu në bjeshkët e Sharrit! Ja çfarë kishte ndodhur

23-vjeçari Meledin Adili i cili u denoncua i zhdukur ditën e sotme nga familjarët e tij në fshatin Borje, Kukës, pasi kishte shkuar në Bjeshkë dhe nuk ishte kthyer më, është gjetur pak minuta më parë.

I riu është gjetur në Bjeshkët e Sharrit, ku ishte strehuar në një çadër turistësh për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Për fat të mirë ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë që gjatë paradites së sotme, të afërmit e 23-vjeçarit bën apel për ndihmë që kërkimet të nisin me dron ose helikopter, pasi territori ishte shumë i vështirë

Loading...