Biseda e tyre ka pasur në qendër të saj dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd si dhe një marrëveshje finale mes vendeve.
Raportet në shtypin kosovar tregojnë se Pompeo i ka bërë presion Vuçiçit për ta njohur më në fund pavarësinë e Kosovës.
Vetë kreu i shtetit serb e kishte lënë të kuptohej një gjë të tillë pas kthimit nga SHBA, kur tha se Serbinë e pret një vjeshtë, dhe një dimër i vështirë.
Por ndërkohë, në mediat serbe është po qarkullon një lajm i pakonfirmuar ku thuhet se presidenti Donald Trump është i vendosur ta zgjidhë këtë çështje deri në mesin e vitit 2020.
Për këtë arsye, ai sipas gazetës serbe “Informer”, ka në plan t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 avionë luftarakë F-16 si dhe anëtarësimin ne Bashkimin Europian deri në vitin 2024.
Burimet të cilave u referohet gazeta, thonë se “Trumpi ka dalë me idenë t`i ofrojë Serbisë një plan të ngjashëm me atë “Marshall” për Gjermaninë e pas Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
“Informer” pretendon se një ofertë e tillë do t`i përcillet Beogradit përmes përfaqësuesit të sapoemëruar për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.