Donaldi dhe Beatrixi lahen bashkë në dush, banorët i ngacmojnë

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë nisur të flirtojnë me njëri-tjetrin, që pas daljes së Semi Jaupajt nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ata janë parë shumë të afërt gjatë këtyre ditëve e kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga banorët e tjerë.
Donaldi dhe Beatrix janë larë dje bashkë në dush. E veshur me bikini të verdha, ajo i kërkoi Veshajt ta ndihmonte për t’i prerë llastikun që kishte tek flokët.

Donaldi u tregua i gatshëm ta ndihmonte dhe kjo skenë ka nxitur reagimet e banoreve të tjera që ishin të pranishme në zonën e tualeteve.

Ato nisën të këndonin e të kërcenin, si një mënyrë për të ngacmuar dyshen.

Donaldi dhe Beatrix janë parë bashkë edhe në momente të tjera gjatë ditës. Ata kanë qëndruar jashtë në shi, ashtu sikurse edhe janë kapur dorë për dore.

Loading...