Sonte fillon sezoni i ri i “Më lër të flas” dhe e ftuara e parë do të jetë Bora Zemani. Së fundmi, Donaldi ka publikuar në rrjete sociale një promo nga episodi, duke mos i kursyer disa fjalë. Mes të tjerash ai ka paralajmëruar se do të ndodhin shumë gjëra.
“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, është shprehur aktori.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Bora konfirmoi ribashkimin duke publikuar një foto me Donaldin në Instagram.
Loading...