Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i ‘RTSH’-së, Enkelejd Joti

Enkelejd Joti është dorëhequr nga posti si drejtori i Përgjithshëm i “RTSH”-së.

“Paraqes dorëqeqjen time të parevokueshme”, shkruhet në letrën e dorëheqjes së tij.

Dorëhiqet drejtori i Përgjithshëm i “RTSH”-së,

Më 15 nëntor 2021, u zgjodh sot si Drejtor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, teksa më herët ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të TVSH.

Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat, ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit Drejtues.

Loading...