Dorehiqet kryeministri maqedonas Zoran Zaev

ANSA sapo ka njoftuar se kryeministri Zaev ka dhënë dorëheqjen pas dështimit të negociatave me BE-në.

“Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen.

Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në mbyllje të samitit të BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë“, shkruan agjencia e lajmeve ANSA.

Sot mbyllet samiti i 28 vendeve të BE-së ku një nga çështjet e diskutimit ishte dhe ajo e zgjerimit, çelja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Me një jo të prerë nga Franca e cila vendosi veton për këtë çështje, dy vendet ballkanike do të mbeten sërish në pritje të një dere që hapet nga unioni evropian.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski sot në ora 14:00 do të mbajë fjalim pas zhvillimeve të fundit në Bruksel, ku ende nuk është marrë asnjë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Jzyrtarisht mësohet se Pendarovski planifikon të thërrasë të dielën një takim të liderëve në kabinetin e tij presidencial në Vodno.

Loading...