Dorëhiqet zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu/ Iu arrestua babai për falsifikim vizash

Lorena Haxhiu ka dhene doreheqjen nga detyra si zevendes ministre e Arsimit.

Lajmi eshte bere me dije zyrtarisht ndersa mesohet se shkak i ngjarjes, eshte arrestimi i babait te zv ministres me akuzen e falsifikimit te pasaportave dhe trafikimit te klandestineve. Nga nje verifikim edhe ne faqen zyrtare te ministrise se arsimit, emri i Lorena Haxhiut eshte hequr nga lista e zv.ministrave.

Arrestimi i babait te zv.ministres
Në operacion e koduar “Crystal Eagle”, ku u arrestuan 22 persoan për falsifikim të vizave nga Shqipëria drejt SHBA dy ditë më parë, mes tyre është edhe Eduart Haxhiu, babai i zv.ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.

Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Eduart Haxhiu akuzohet si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal, që po hetohet nga SPAK dhe akuzohet se dërgonte emigrantë me viza false në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.

Hetimi ka zgjatur për 2 vite, ku u arrestuan 15 persona, ndërsa 7 janë në arrest shtëpie. Goditja e këtij grupi kriminal erdhi pas një bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe zyrës së hetimit në Ambasadën e SHBA.

Këta persona kanë funksionuar si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Qytetarët duhet të paguanin nga 5000-10.000 euro në varësi të destinacionit se ku do të shkonin. Pagesa bëhej me 2 këste, pjesa e parë paradhënie dhe pagesa tjetër pasi mbërrinin në destinacion.

Loading...