Dorëzohet autori që dhunoi mjekun: Nuk më shërbeu, ishte i dehur

Është vetëdorëzuar në polici autori i dhunimit të mjekut dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda.

Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushte, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.

“Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushte sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur”-ka thënë Eduart Lleshi.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së sotme, teksa mjeku Zef Doda u godit brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.

Sakaq mbrëmë është dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT edhe mjekja specializante V.Zyka.

Loading...