Dorian Demiri emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Vlorë

Emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Vlorë, z.Dorian Demiri.

Me parë z.Demiri ka punuar brenda këtij institucioni në një nga detyrat më të rëndësishme, atë të shërbimit ndaj tatimpaguesve.

Gjatë karrierës së tij disa vjeçare brenda institucionet të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Vlorë, z.Demiri është karakterizuar nga korrektësia dhe profesionalizmi në shërbimin ndaj qytetarëve të Vlorës.

Për të gjitha këto Ministria e Financave si dhe Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, duke parë cilësit dhe profesionalizmin e z.Dorian Demiri ka vendosur më pas që z.Demiri të drejtoj kështu një nga postet më të rëndësishme të qytetit të Vlores, siç është ai i kreut të Drejtorisë së Tatimeve.

Një nga detyrat kryesore që i është ngarkuar z.Demiri është mbledhja e tatimeve dhe taksave si dhe vjelja e detyrimeve të prapambetura që kanë kryesisht subjektet që mbajnë dhe peshën kryesore të të ardhurave në buxhetin e Drejtorisë së Përgjitshme të Tatimeve Vlorës, dhe për rrjedhojë edhe peshën kryesore të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Loading...