Dr.ama e Arianit,e braktis gruaja dhe e lë vetëm me tre femijët e mitur,bën thirrje për ndihmë

Arian Bega është braktisur nga bashkëshortja e tij dhe ka mbetur i vetëm me 3 fëmijët dhe në programin “Historia ime” tregoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej teksa bëri thirrje për ndihmë, për 3 fëmijët e mitur.

Historia me bashkëshorten e tij është tepër e komplikuar sepse në rrëfimin e tij, ai ka treguar se Elida e kishte denoncuar dy herë në polici për dh.unë dhe si pasojë, ai ka bërë dy herë b.urg.

Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë dhe madje ka qenë vetë bashkëshortja që i ka kërkuar falje që ka gënyer dhe ka kërkuar që ta nisin gjithçka nga fillimi. Ariani tregoi më tej se gjatë periudhës që ai ka qenë në b.urg, ajo e ka tra.dhtuar, por për hir të fëmijëve, ai e fali.

Fëmija më i madh i tyre është 5 vjeç, vajza, e cila është me autizëm 2 vjeç dhe fëmija i tretë vetëm 1 vjeç. Pas bërjes publike të rastit në emision, ka pasur reagime dhe sensibilizim për rastin e paraqitur. Qytetarë të shumtë shprehën interes të ndihmonin babain me 3 fëmijë, gjithashtu “Fundjava Ndryshe”, i erdhi shpejt në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje. Edhe Bashkia e Tiranës mori përsipër të paguajë dy muajt e parë qiranë dhe më pas Ariani të kalonte në programin e bonusit për pagesën e qirasë.

Ariani ka qenë sërish ditën e sotme i ftuar në “Historia ime” dhe ka treguar se ka mundur të sigurojë çerdhen dhe kopshtin për fëmijët. Gjithashtu gjatë emisionit, bashkëshortja e tij Elida ka reaguar në studio në një lidhje telefonike dhe ka hedhur poshtë pretendimet e tij, duke e akuzuar madje për dh.unë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Elida: Njëherë e hedh poshtë kategorinë që unë kam marrë qetësues gjumi, le të ma vërtetojë ku të dojë ai, kjo është një gënjeshtër nga ana a tij. E dyta, unë për fëmijët vetëm kur të vd.es do heq dorë nga ato, se asnjëherë nuk heq dorë. Se vajza e madhe bëri 5 vjet dhe më shumë i kam rritur vetë, pa asnjë lloj ndihme as nga njerëzit e mi as nga njerëzit e tij, të tre fëmijët. Kam çuar edhe gocën për terapi, për autizëm se ai nuk pranonte që fëmija ishte me autizëm. Ai mund të thotë shumë e shumë gjëra kundër meje, le të vazhdojë është i lirë, e drejta e fjalës. Po të paktën le të thotë të drejtat. Unë me Arianin nuk takohem personalisht, nuk bëhet fjalë, nuk kam pikën e besimit tek ai, nëse nuk është një i tretë mes nesh që ta takoj. Sa për fëmijët, unë i kam kërkuar t’i marr fëmijët, kur të dojë ai, unë s’ja ndaloj asnjëherë se fëmijët nuk i bëra vetëm, i kam bërë me atë. Por jo me kushtet që vendos ai, sepse e kam thënë dhe njëherë, kushtet dhe takimet i vendos gjykata, jo unë dhe ti..

Ariani: Mbarove?

Elida: Një minutë tani, se ke folur një emision të tërë. Sa për rrjetet sociale është Ariani që ka hapur adresë me emrin tim, me fotot dhe të dhënat e mia dhe flet me njerëz të tjerë. Është ai, jo unë që po bën këto veprime..

Ariani: Unë kam folur me ata që ke folur ti më përpara.

Elida: Fol me kë të duash more Arian, je i lirë, por nuk besoj se kjo është e ligjshme…

Ariani: O Elida..

Elida: Një minutë do flas unë tani. Ke katër fëmijë që ke rrugëve nuk je kujtuar asnjëherë për to, pse pikërisht për këto fëmijë që ke me mua më nxjerr pengesë, kjo është arsyeja?

Ariani: Një sekondë…

Elida: Je dënuar dy herë në bu.rg Arian, thi.ka që më ke ngul në këmbë, ma ke ngulur ti, kabull, piruna dhe nuk mbahet mend kushedi se sa gjëra. Nuk ka gjykatë që të dënon kot, mund të thuash gjithë ditën ti që të kanë futur padrejtësisht në bu.rg, nuk je futur padrejtësisht..

Ariani: Në rregull me, në rregull, kështu e ke deklaruar dhe në emision.

Elida: Ti nuk e ke mendjen të sqarohesh për fëmijët, por e ke mendjen të merresh me kë rri unë dhe çfarë bëj unë. Ty nuk ka ç’të intereson jeta ime…

Mirela Milori: Elida pse i braktise fëmijët dhe ike nga shtëpia?

Elida: Nuk i braktisa zonja Mirela, dhe nuk i braktis asnjëherë. Unë jetoj shumë afër fëmijëve, se po t’i braktisja fëmijët largohesha dhe nuk pyesja. Jam interesuar dhe për gocën që ka vajtur në terapi, jam interesuar dhe tek kopshti, kam vajtur dhe i kam parë.

Ariani: Njëherë ke qenë tek kopshti…

Mirela Milori: Elida pse ike nga shtëpia?

Elida: Jam larguar nga dhunimi psikologjik i Arianit, nuk mundesha më. Domethënë ose do vrisja veten ose do ikja nga shtëpia..

Mirela Milori: Pse nuk mendove të ikje me fëmijët, por i le fëmijët në shtëpi dhe ike ?

Elida: Nuk kisha ku t’i çoja fëmijët në ato momente, po t’i merrja. Ku t’i çoja? Ku të rrija me ta?

Mirela Milori: Po tani ku je?

Elida: Jetoj shumë afër fëmijëve, në Shkozë jetoj nuk largohem nga Shkoza.

Mirela Milori: Je te prindërit e tu apo?

Elida: Jo nuk kam lidhje as me prindrit e mi, as me njeri, jetoj vetëm. Unë nga shtëpia kam ikur për arsye të Arianit, nuk kam ikur të braktis fëmijët.

Mirela Milori: Elida ti do të ishe dakord për hir të fëmijëve të riktheheshe me Arianin?

Elida: Jo, jo martesa jonë ka marrë fund dhe nuk bëhet fjalë për rikthim, mua më interesojnë vetëm fëmijët asgjë tjetër…

Arian: Elida..

Elida: Një minutë…Unë e kam mbyllur, unë nuk do kem as dhunë fizike dhe as psikologjike. Jo Arian të rrish gjithë natën me thikë në dorë, ndërsa Blerta e vogël mos flejë nga frika…

Mirela Milori: Si ishte kjo me thikë në dorë?

Ariani: Ç’është kjo?

Elida: Jo zoti Arian mos thuaj ç’është kjo, është gjë që e ke bërë ti…

Gjithashtu Elida tregon se Ariani, përveç 3 fëmijë me të, ka edhe 4 fëmijë nga dy martesa të mëparshme, një me dokumente dhe tjetra pa dokumente. Por, Ariani pranon se ka vetëm dy djemë.

Ariani: Kam dy çuna, i madhi 17 për 18, tjetri 13.

Elida: Nuk janë dy fëmijë, janë dy martesa, janë 4 fëmijë, jo dy fëmijë. Nuk e kuptoj.. Pse i hedh poshtë dy fëmijët e vegjël… Janë 3 fëmijë që i ka me mua dhe 4 fëmijë që i ka nga dy martesat e mëparshme, një me dokumente, tjetra pa dokumente. Pse i hedh poshtë fëmijët e tu..

Ariani: Mirë Elida, jemi shumë në rregull… ti e di.. /tvklan.al

Loading...