Drama e familjes së 16-vjeçarit që u arrestua për trafik droge, zbardhet dëshmia

Një i mitur është arrestuar nga policia e Sarandë, nën akuzën se po tentonte të trafikonte lëndë narkotike me makinë në drejtim të Korfuzit, në bashkëpunim me një 19-vjeçar.

Ata u kapën në vendin e quajtur “Ura e Kdanenë” dhe në pjesën e pasme të automjetit ku udhëtonin u gjetën 2. 7 kg lëndë cannabis, të ndarë në 3 pako të mbështjella me natriban.

“Pas informacionit se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Korfuzit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Krane”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -A. D., 19 vjeç dhe F. S., 16 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë”, njoftoi policia.

I mituri mohon akuzat

Burime për Panorama thanë se 16 vjecari F. Sadiku ka mohuar të jetë i përfshirë transportin e droges. Ai ndodhej pasagjer ne mjet dhe eshte shprehur se shoku i tij e kishte marre nga shkolla dhe i kishte thene te benin nje xhiro.

Sipas tij, kanë udhëtiar afer Gjirokastres dhe jane kthyer pa pasur dijeni ç’farë kishte shoku i tij makinë.

Drama e familjes së 16-vjeçarit

Mësohet se familja e të miturit është në gjendje të keqe ekonomike.

Vëllai i të miturit, Andrea Sadiku ka pësuar një aksident me motor në qershor të këtij viti dhe po lufton me jetën.

Aksidenti ndodhi më 6 qershor 2020 pranë fshatin Cukë dhe por pasi gjendja e tij e rëndë shëndetësore nuk u përmirësua, familjarët bënë apel për fonde për ta dërguar jashtë për mjekim më të specializuar.

Bashkëshortja e 22-vjeçarit publikoi foto të tij nga shtrati i spitali dhe pas mbledhjes së fondeve ai u dërgua për kurim në Turqi.

Loading...