Kishit dëgjuar më parë që një grua të mos jetë në dijeni se është shtatëzanë, ndërkohë që është në muajin e 9? Nëse jo, lexojeni këtë histori që ka ndodhur në Utah, në një fluturim me avion Salt Lake City për në Honolulu.
Lavinia Mounga po fluturonte në Haëaii tre ditë më parë me familjen e saj, kur foshnja në bark i bëri surprizë, ishte koha e tij për të dalë.
Mediat e huaja shkruajnë se gruaja nuk e dinte se është shtatëzanë, duke e bërë ngjarjen më interesante. Ndërkohë që pasi foshnja lindi, pasagjerët e duartrokitën.
Drejt Hawaii, gruaja lind foshnjën e saj në avion… ajo nuk e
Lani Bamfield, një infermiere nga Kansas City, shkroi në një postim në Facebook: “Nëse dikush do të donte të dinte se si po shkon udhëtimi ynë në Haëaii … ja si filloi. Ne realizuam një lindje në javën e 26-27 të shtatzënisë në banjën e aeroplanit, në mes të oqeanit, me tre infermiere, një ndihmës të Mjekëve dhe një mjek të mjekësisë familjare, ne ishim në gjendje ta bënim atë tri orë para se të arrinim në destinacion, por foshnja dhe mami janë shumë mirë”.