Drejt përfundimit rehabilitimi i kolektorit në Kafaraj të Fierit

Në Kafaraj të Fierit janë drejt finalizimit punimet për rehabilitimin e kolektorit.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, thekson se “bashkë me sistemimin e të gjithë skemës së kullimit të kësaj zone do të bëjmë të mundur ripërtëritjen e tokës dhe prodhimeve bujqësore.

Sipas tij, bashkia e Fierit po kryen ndërhyrje rrënjësore në kolektorët kryesorë për një bujqësi të zhvilluar.

Në të gjithë fushën e Myzeqesë po bëhen rehabilitime të kolektorëve kryesorë dhe kanaleve kulluese e vaditëse. Në këtë mënyrë sigurohet që fermerët e fushës së Myzeqesë të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.

Po ashtu hapja e rrugëve të parcelave është një tjetër element që ecën paralel me sistemin e kullimit dhe vaditjes, në shërbim të fermerëve, prodhimit bujqësor dhe lehtësisë sipërmarrëse.

Në total për periudhën 2016- 2018, janë rehabilituar 338 044 ml kanale kulluese, duke bonifikuar rreth 25 578 ha tokë bujqësore./atsh/

Loading...