Drejt shembjes ura që lidh Shishtavecin me Kukësin, bllokohen 5 mijë banorë të zonës

Moti i keq po vijon dhe ditën e sotme në disa qytete të vendit tonë ku reshjet e dendura po shkaktojnë probleme në infrastrukturë.

Nga reshjet e dendura të shiut ka filluar të shembet muri anësor i “urës shtrezëz” në njësinë administrative të Shishtavecit e cila lidh aksin rrugor Shishtavec-Kukës. duke lënë dhjetëra fëmijë pa shkuar në shkollë.

Mbi 5 mijë banorë të zonës rrezikojnë që mbeten të bllokuar pasi nuk mund të kalojnë urën me makinë pasi mund të shembet. Problemi i urës në këtë zonë është ngritur disa herë nga banorët që kalojnë aty për jetën e përditshme por pushteti lokal nuk ka patur asnjë reagim.

Loading...