Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të ministrit të ri Bledi Çuçi si pasardhës të Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme u shpreh se edhe ai do të ishte në protestë për të kërkuar drejtësi për Klodianin po të ishte në të tjera pozita.
“Edhe une do të kisha dale ne protestë jo për t’i gjuajtur policisë me gurë as për të thyer xhamat e Muzeut Kombëtar por për të kërkuar drejtësi për Klodianin.
Në atë moment kur shoqëria reagon si familje, për shkak të atyre që familja ka besuar për t’u mbrojtur.
Dhe gjëja më e natyrshme që ndodh në vende në vende demokratike kur ka ngjarje demokratike është bashkësia jonë po ju shikon, o ju prokurore o gjykatës.
Të dëgjosh apo të lexosh shumë më tepër për arsyet justifikuese për dhunën si mjet për të rrëzuar sistemin, se cilin sistem do rrëzojnë dhe cilin sistem do ngrejnë është e paqartë sesa të degjosh për fillin e arsyes.
Pa i përzier emocionet e një ngjarje kaq tragjike.”- u shpreh Rama.