Policia vë në pranga të riun pa patentë që përplasi të miturin. Gjithushtu në qeli ka përfunduar edhe një 30 vjeçare.
Policia e Fierit ka arerstuar tre persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mes të arrestuarve është edhe një 21-vjeçar, I cili ka përplasur me makinë një fëmijë 11 vjeç.
I mituri ndodhet në spital, ndërsa 21 vjeçari rezulton se nuk kishte patentë.
Policia bën me dije se O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”.
Po ashtu, policia njofton se ka vënë në pranga edhe dy shoferë të dehur. Të arrestuarit janë -P. I., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur si edhe me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
-I. R. 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Mbrostar Ferko”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford” ka përplasur automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin A. G. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.