Drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve publike Edmond Leka, flet për situatën e jashtëzakonshme në fushën e mbetjeve në Vlorë: ‘Situata është e jashtëzakonisht e vështirë…’

Drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve publike, Edmond Leka, ka folur për situatën e jashtëzakonshme në fushën e mbetjeve në Vlorë prej dy ditësh në flakë. I pyetur për masat që do të ndërmerren lidhur me këtë situatë problematike, por edhe sesi është aktualisht, Leka tha se situata është aq e vështirë sa kërkohet ndihmë imediate nga ajri.

“Ka dalë jashtë kontrolli sepse në vendgrumbullimit ka dhe mbetje plastikë e goma makinash të cilat nuk i kemi në monitorim. Kemi fadroma e zjarrfikëse po situata është e jashtëzakonisht e vështirë. Situata ka qenë e monitoruar po është fushë e hapur dhe e pa monitoruar. Këtu mund të hyjnë shumë banorë e shumë persona. Ndoshta janë të qëllimshme, por e shikojmë që në vendet që janë të grumbulluara mbetjet plastike ka më shumë zjarre.

Nuk paragjykoj askënd. Është vatër shumë e gjerë, shesh i madh që nuk mund të kontrollohet.

Era po ndihmon zjarrin të përhapet, megjithatë jemi këtu që prej ditës së djeshme. Do të vazhdojmë dhe natën. Por është e papërballueshme pa ndërhyrjen e forcave të ndërhyrjeve ndërkombëtare. Ndërhyrja nga ajri është emergjente, besoj se nesër do të kemi komunikim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Kreu i bashkisë kërkon që kjo të monitorohet nga policia bashkiake. Është zonë e gjerë që nevojiten shumë mjete të rënda. Emergjente është ndihma nga ajri.”- tha Leka për Report TV.

Loading...