Me urdhër nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është liruar nga detyra dhe larguar nga policia, shefi i Komisariatit të Përmetit.
Bëhet fjalë për Petrit Gjokazën, që ishte pezulluar më parë nga gjykata nën dyshime për shpërdorim detyre.
Gjokaza akuzohet nga drejtësia edhe për veprën penale “kultivim i lëndëve nar kotike”.
Në vend të tij është emëruar Bledar Metaj, që më parë ka mbajtur postin e shefit të rendit në qytetin e Fierit.
Loading...