Drejtori i qendrës në Manëz flet për vdekjen e kosovarëve: Nuk ka pasur neglizhencë në mjekim

Një ditë pas publikimit të lajmit tragjik, për vdekjen e tre pjestarëve të familjes Haliti nga Gjilani, ka ardhur reagimi i drejtorit të qendrës shëndetësore të Manzës. Më herët dy mjekët e kësaj qendre u proceduan penalisht në gjendje të lirë për mjekim të pakujdesshëm, por drejtori, Anesti Kamberi e hodhi poshtë këtë akuzë.
“Janë ndjekur të gjitha protokollet, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët” tha ai.

Kujtojmë se 3 viktimat vdiqën njëri pas tjetrit në një hark kohor prej 24 orësh, konkretisht, me datë 6-7 dhe 8 maj. Dyshohet se ata u helmuan nga kërpudhat që kishin mbledhur në pyll.

Loading...