Drejtori i ri…..dhe huqet e tij.
E keni vënë re?
Sa herë do vijë njė drejtues i ri, administrata fillon “hetimet”.
Nga është?
Me kë është?
Me kë rri?
Çfarë binjdesh ka?
Çfarë pi?
Çfarë urren?
Kë do?
Çfarë preferencash ka?
Etj etj etj.
Qëllimi i vetëm është : Përshtypja e mirë tek Drejtori i ri dhe vazhdimësia.
Më mori shoqja në telefon. Jam në hall tha, është ndrruar drejtori.
E kuptova shqetësimin e shoqes dhe lashë gjithçka e dola. Unë nuk e ndihmoja dot, por mendova se duke u “shfryrë” në kafe do ta lehtësoja.
U ulëm në kafe, porositëm dhe filloj dialogu.
Ajo : Jam keq. Éshtë i tmerrshëm.
Unë : Si të gjithë, po ti çke, a je në rregull me punën?
Ajo : Puna? Mendon se dikush e ka mëndjen tek puna? Të lutem mos më bëj të qesh.
Unë : Po mirë, kush është? Çfarë informacionesh ke për të?
Ajo : Për këtë të morra ty. Ti jep zgjidhje përherë.
U ndjeva mirë.
Éshtë e vërtetë dhe e dëgjoj shpesh. Ndihem mirë se kjo do të thotë se ma vlerësojnë mendimin, si i thonë : më zë fjala vënd.
Unë : Jepi!
Ajo : Bëra kërkimet.
Preferon malborot.
Vdes ti bësh komplimentat të tipit ” Je ti… 10 vënde bosh, e pastaj të tjerët”.
Ka qënë I djathtë, pastaj ca kohë vajti me Lsi, e tani është me rilindjen.
Unė : Po në rregull je pra.
Ajo : Jo tamam.
Ka mbetur dhe diçka.
Unë :…. që është?
Ajo : Duhet të heq nga rrjetet sociale të gjithë njerëzit që ai urren.
Unë : Po çtë plas.. Remove..
Ajo : E sigurt?
Unë : Normale…
Ajo : Po dëgjo se……nga infot që morrëm,,,,,, je edhe ti tek lista…
Unë : Do më heqėsh nga facebook mi?
Ajo :…. Edhe nga insta…
Këtu filloj të qante e nisi një monolog.
Ajo : Po ça të bëj pra të rri pa punë si ty? Ti kaq gjé për mua do ta bėsh tani. A nuk jemi shoqëri? Do flasim në whatsapp. Do ta vë emrin Beni. Çke ti..
Thërrita kamarierin.
Ajo : Kafet më takojnë mua.
Unë : Kurrën e kurrës. Kam sebeb.
Ajo : Hë mi… Se fola vetëm unë deri tani. Kemi ndonjë të re.?
Unë : Po.
Ajo : Çfarë?
Unė : Shoqja do vazhdoj punën duke me hequr mua nga facebook.
Ajo : Hë mi mo dhe ti… Edhe diçka të fundit. Nuk të vjen keq të takohemi mė rrallë ëë?
Ndėrkohë isha nisur…nuk e ktheva kokën më pas.. Vetëm ashtu me kurriz duke ecur, ngrita dorėn lartë dhe i thashė :
Pa merak…!