Krahas lehtësimeve e përmirësimit të shumë shërbimeve që lidhen me transportin rrugor për qytetarët, DPSHTRR bashkë me Task Forcën e re të Transportit Rrugor, po kontribuon për respektimin e rregullave dhe të licencave të këtij sektori.
Gjithashtu, për të garantuar standardin dhe për të rritur nivelin e sigurisë, nga dje ka nisur në gjithë vendit edhe kontrolli fizik fleksibël për flotat, mjetet e rënda, autobusët, automjetet në parqe të shitësave të autorizuar e biznese.
Reformë e thellë është ndërmarrë edhe për testimin e lejes së drejtimit të automjeteve. Për të shmangur korrupsionin, gjithçka është e filmuar dhe e kompjuterizuar.
Një nga nismat që pritet shumë shpejt të nisë nga zbatimi do të jetë dhe ajo e Targave të Provave që do të jenë me regjistër të veçantë dhe në sistem.