Sulmi kibernetik ka prekur sisteme të rëndësishme shtetërore. Mes tyre edhe sistemin e pajisjes me pasaporta biometrike dhe me karta identiteti.
Lidhur me këtë situatë, për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se po ndërmerr nje sërë masash të integruara.
‘Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se NUK do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta).
Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të shërbimit, vetëm për diten e premte, por edhe kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar’, citohet në njoftim.