Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron se do të ketë përkeqësim të motit deri më 23 janar.
Sipas DPD, moti i përkeqësuar do të shtrihet deri në gjithë bregdetin tonë, teksa kërkon të merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e mjeteve në port.
Po ashtu kërkohet rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
NJOFTIMI NGA DPD
🔴 Njoftim për përkeqësim të motit 🌧🌊!
Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m 🌊.
Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.