Drejtuesit e shkollës përjashtojnë adoleshenten për shkak të bukurisë…

Një studente është detyruar nga drejtuesit të kthehet në shtëpi në ditën e parë të shkollës pasi vetullat e saj nuk dukeshin origjinale.

Mësuesit i thanë 16-vjeçares Megan Davies, se paraqitja e saj nuk përkonte me rregullat e akademisë Lord Derby dhe u dërgua në shtëpi pas 20 minutash.
Por nëna e saj, Marie nga Liverpool, është irrituar nga ky vendim dhe insiston se vetullat e vajzës së saj nuk janë të bëra, por ashtu i ka në realitet.

Ajo u kritikua dhe për nxirjen e saj trupore, pasi mendonin se kishte bërë solar, por Davies tregoi se sapo kishte ardhur nga një udhëtim me familjen në Portugali.

Loading...