“Dridhe të fitosh” – Poezi nga Zilfo Muco

DRIDHE TË FITOSH

Fati është i shkruar
Jeta njëherë vjen
Po’ do te fitosh
Dridhe mos ec drejtë

Nga fryn era dridhe
I fshehur mbase resë
Dy shumëzim për dy
Thuaj bëjnë pesë

Dy shumëzim për dy
Kurre mos thuaj katër
Ndryshe nuk gjen “thelën”
Por pak hi në vatër

Dhe unë do ta dridhja
Nga kjo botë të ikja
Ashtu si kanë thënë
“..Si e dridhte likja…”

U përpoqa shumë
Në jetë që ta dridhja
Se hoqa dot vallen
Më humbi mandilja (shamija)

Dridhe më beso
Dhe Malet ta falin
Kjo botë portokalle
Ka shpikur dhe djallin

Botën piramidë
Ndërtuan cakenjtë
Në majë rrinë hajdutët
Poshtë fukarenjtë

Eh! po’ nuk e drodhe
Vargu im, të zëntë
Kush të thotë. të dua
Më shumë beso qëntë

Zilfo Muco 9/10/2019

Loading...