Skuadra e “Interit” dhe ajo e “Barcelonës” do të ndeshen mesjavën e ardhshme në kuadër të turit të katërt të Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë, të dyja skuadrat patën nga një mungesë të rëndësishme. Tek “Inter” mungesa ishte Naingolan, teksa te “Barcelona” ishte një prej yjeve të futbollit botëror, Lionel Mesi. Tashmë pas lajmit se belgu i zikaltërve është rikuperuar, duket se dhe pleshti argjentinas është gati.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi katalanas njoftoi rikthimin e argjentinasit në stërvitje. Megjithatë, e përditshmja spanjolle “AS” sot shkuan një artikull se ylli katalanas po bën të pamundurën dhe rikuperimi po avancon: “Nuk ka ndërprerje për Messin”.
Këtë fundjavë, argjentinasi do të heqtë paftet metalike që mbajnë krahun e tij statik dhe të palëvizshëm për t’i zëvendësuar ato me një mbrojtje shumë më flaksibël dhe të rehatshëm që do ta lejojë atë të luajë nëse trajneri e sheh të nevojshme.
Edhe Umtiti është bashkuar me grupin, pasi prej një muaji ka qëndruar jashtë fushave të blerta pas dëmtimit të gjurit. Megjithatë, nuk ka dyshim që prania e yllit katalanas në Milano, në formacion ose duke e filluar nga stoli është një goditje e rëndë për rivalët zikaltër. /atsh