Dritan Abazoviç flet si kryeministër: Jam gati dhe shumë optimist. Shteti ka nevojë për…

I mandatuari për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, tha se pret që nesër, pas zgjedhjeve lokale në dy komunat malazeze, të ketë progres për formimin e qeverisë së pakicës, raporton Radiotelevizioni malazez, RTCG, shkruan Express.
“Unë pres, personalisht mendoj se partitë e caktuara kanë pasur dëshirë të kalkulojnë për zgjedhjet lokale. Nuk është diçka e papritur, nuk është diçka që nuk dihet. Unë nuk kam asnjë problem me këtë”, u tha Abazoviç gazetarëve në Ulqin, duke theksuar se shteti ka nevojë për pushtet.

“Për sa i përket mandatarit, kryeministri është gati. Unë nuk do t’i pranoj shantazhet dhe dëshirën që dikush tjetër ta formojë qeverinë, jam shumë optimist. Optimizmi është shumë i bazuar”, tha Abazoviç.

Nuk është mirë, thotë ai, t’i pengosh idetë e dikujt, ndërsa flet për opozitën e re.

“Tani gjithçka vjen në përpjekje për të penguar një ide të promovuar nga dikush tjetër. Nëse Mali i Zi ka nevojë për një qeveri europiane, ne mund ta kemi atë nesër. Nëse dikush nuk dëshiron një qeveri europiane, por dëshiron ta shtyjë këtë vend në kanal, atëherë duhet të identifikohet me emër dhe mbiemër dhe nuk ka probleme”, tha Abazoviç.

Loading...