Në mëngjesin e sotëm Leli është shfaqur në një fshat të Vlorës, duke ndihmuar fermerin Spiro që të pastrojë plehun në kasollen e lopës,.
Veç fotove që ndan me ndjekësit e tij, kryebashkiaku i Vlorës tregon dhe premtimin që i kishte bërë të zotit të shtëpisë, se do të shkonte pranë tij për të pirë edhe kafe turke, në momentin që rruga e fshatit Beshisht do të ishte e përfunduar.
‘E nisa ditën herët sot, bashkë me Spiron, duke pastruar plehun në katua, një nga ritualet e mëngjeseve që e ndihmojnë ta nisi ditën mbarë.
I kisha premtuar Spiros që do të kthehesha të pija kafen në shtëpinë e tij, kur të përfundonte rruga e Beshishtit.
Jam i kënaqur që punët e tij të përditshme janë lehtësuar, falë rruges. E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit.’, përfundon Leli.