Dritat s’do rriten për vetëm 30% të konsumit, ja planet për rikthimin e fashave të energjisë

Planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 30% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar,
një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave. Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare për 6-mujorin e këtij vitit, 22.2% e konsumit total ishte humbje në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, 11% e energjisë konsumohet nga bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar e që sigurojnë përmes kontratave individuale me furnizues të tjerë energjinë e nevojshme,

ndërsa për 12.4% të konsumit, ku përfshihen bizneset që furnizohen nga OSHEE, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, çmimi tashmë është rritur me rreth 70%. Në pjesën tjetër, prej 54.4% të konsumit bëjnë pjesë konsumatorët familjarët dhe jofamiljarë që furnizohen me çmime të rregulluar nga OSHEE.

Por, nëse marrim në konsideratë planet e qeverisë që synon të kërkojë shtrenjtimin e energjisë, përmes rikthimit të fashave për familjarët atëherë kjo nënkupton se rritja do të përfshijë edhe 24% të konsumit. Kjo pasi, fillimisht u deklarua se shtrenjtimi do të fillonte për familjet që konsumojnë mbi 700 kwh energji në muaj e që sipas të dhënave zyrtare prekte 24% të konsumit total.

Së fundmi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se fasha e dytë do të nisë nga 800 kwh, ndonëse vendimi final për ndryshimin e çmimeve I takon Entit Rregullator të Energjisë.

Loading...