Drogë dhe 300 mijë euro në banesë, shqiptari nuk i shpëton policisë italiane

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën kokainë dhe 20 mijë euro. Agjentët e Milanos bënë me dije se i riu u pikas teksa hipi në makinë, por zbriti dhe u nis në këmbë sapo pa policinë.
Këtë lëvizje policia nuk e injoroi, por iu vu pas dhe i bëri një kontroll. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i papunë nuk justifikoi dot burimin e parave, edhe pse tha se po blinte një makinë. Policia tregoi se më pas kontrolloi banesën e shqiptarit, ku sekuestroi 30 kg kokainë, me vlerë 2 mln euro dhe gjetën 280 mijë euro të tjera të fshehura në banesë.

Loading...