Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, këtë të hënë në një deklaratë për mediat ka bërë menjë përmbledhje në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.
Çuçi është shprehur se një person që shkakton aksident parashikohet që të dënohet njëlloj me një person që ka kryer vrasje.
Ndërsa përsa i përket armëmbajtjes pa leje, ministri ka theksuar se duhet të bëhet më shumë për të hequr armët nga duart e shqiptarëve.
“Për pjesën e parashikimit apo për vizimet që bëri ish ministri Tahiri në atë kohë kjo është një çështje e profesionalistëve për të bërë analizën kur quhet apo jo vrasje dhe janë ato që japin zgjidhje sesi mund të quhet një çështje e tillë dhe nuk mund ti përziejmë me figura të tjera.
Ajo që ka shumë rëndësi është ajo që kemi bërë ne kemi rritur nivelin e dënimit dhe e kemi bërë të barabartë dënimin si për vrasje të thjeshtë. Kjo ka bërë se pavarësisht se quhet aksident me pasojë vdekjen dënimi i tij parashikohet të jetë si ai person që ka vrarë një person. Kjo është një masë që është bërë me qëllim që personi të ndjejë një përgjegjësi të shtuar .
Në lidhje me armëmbajtjeve pa leje unë si ministër duhet të bëj më shumë si një mënyrë për të hequr armët nga duart e shqiptarëve unë do të bëj më shumë dhe do të mbledh të gjithë grupet e interesit se kush është qasja më e mirë për të pakësuar këtë fenomen”, ka thënë Çuçi.
Ndërkohë në të tjera ministri ka bërë me dije se nuk është policia ajo që mund të parandalojë një aksident, por mjetet e teknologjisë ato që tashmë në mandatin e tretë do të mundësohen për të ardhur në ndihmë të gjithëve për të shmangur sa më shumë ngjarje të tilla.
Çuçi ndër të tjera ka bërë me dije se kamerat në rrugë dhe dronët do të ulin akoma më shumë bilancin e aksidenteve në rrugë.
“Kudo ka aksidente me vdekje, pse në verë kjo është e kuptueshme sepse rritet qarkullimi si pasojë e ardhjes së turistëve dhe kthimit të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit. Nëse në dimër kemi një mijë makina në verë ka më shumë se 5 mijë makina.
Nuk janë statistikat e mia por të shtetit shqiptar dhe sipas viteve u krahasova vetëm ato që jemi ne në qeverisje nuk dua të bëj politikë me këtë gjë. Nuk parandalohet me polic pas çdo makine, do teknologji, në mandatin e tretë ne kemi një plan të qartë për të instaluar teknologjinë qoftë me kamera që do të gjenerojnë gjoba pa parë se kush është dhe do të skanohet targa dhe gjoba i shkon personit për shkeljen e rregullave. Monitorimi me kamera dhe me dron që nuk do të jetë vetëm për aksidentet”, ka thënë ndër të tjera ministri.