Njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Ajatollah Khamenei, Qaseem, Soleimani u vra dy ditë më parë nga një dron i SHBA-ve në Bagdat sapo kishte zbritur nga avioni.
Urdhri për ekzekutimin e tij u dha na Presidentit Donald Trump me arsyetimin se kreu i Forcave Speciale të Gardës Revolucionare të Iranit po përgatiste sulme të tjera kundër interesave të SHBA-ve në rajon.
Vrasja ka rritur tensionet mjaft dhe ka rikthyer frikën e një lufte në shkallë të gjerë në rajon.
Si u vra Soleimani?
Vend ndodhja e tij ka qenë prioritet i shërbimeve sekrete izraelite dhe amerikane.
Ai ka qenë shpesh nën shënjestrën e amerikaneve për ta vrarë, por vendimi u mor vetëm sëfundmi.
Soleimani u ndoq gjatë udhëtimit të tij me avion për në Bagdat ku urdhri ishte dhënë për ta vrarë.
Pasi u ul, dy makina u afruan për ta marrë atë duke mos ditur se një dron amerikane “MQ 9 Reaper” po e vëzhgonte nga sipër.