Dropull, nis ndërtim i urës në Llongo/ Zgjidh problemin e banorëve të dy fshatrave

Në bashkinë e Dropullit ka nisur puna për ndërtimin e Urës në Llongo, e cila do të zgjidhë problemin e banorëve të fshatrave Llongo dhe Koshovicë.

“Me një fond prej afërsisht 163,5 milionë lekë kjo urë është ishte një premtim elektoral i Kryetarit të bashkisë, Dhimitraq Toli, i cili pasi mori detyrën para 10 muajsh, përshpejtoi hartimin e projektit, siguroi fondin nga buxheti i shtetit për vitin 2020. Pasi përnfunduan përfunduan procedurat e tenderimit ditët e fundit ka filluar edhe zbatimi i këtij premtimi elektoral”,- theksoi bashkia.

Sipas bashkisë, kjo urë pritet të përfundojë në muajin tetor duke qenë gati për banorët e këtyre fshatrave.

Bashkia e Dropullit bën të ditur se së shpejti do të fillojnë punimet edhe për vepra të tjera në infrastrukturën e fshatrave të kësaj bashkie./atsh

Loading...