Dua Lipa duet me Andrea Bocelli, publikohet një pjesë e këngës (VIDEO)

Legjenda e muzikës italiane, Andrea Bocelli, është një prej emrave më të pëlqyer të muzikës në Itali, dhe jo vetëm.

Ai së shpejti do të sjellë në treg albumin e tij më të ri, pjesë e së cilit do të jetë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

“If Only” titullohet bashkëpunimi i tyre, që njëherësh është kënga e katër e albumit të këngëtarit, që do të mbajë titullin “Si”.

Ky bashkëpunim mes dyshes është përcjellë nga kamerat e BBC Radio 2, e ndërsa është publikuar një pjesë e këngës gjatë regjistrimit.

Kënga do të jetë baladë klasike, dhe do të këndohet në anglisht nga Dua, e një pjesë në italisht nga Andrea.

“If Only” do të jetë një këngë e cila do të përmbajë vlera artistike, pasi Bocelli njihet si një prej muzikantëve me zërin më të veçantë në shtetin italian.

https://www.facebook.com/andreabocelli/videos/1443442139120073/?t=0

Ndërkohë, 23-vjeçarja nga Kosova, vetëm pak ditë më parë ka sjellë edhe një tjetër bashkëpunim me grupin Black Pink, këngën e titulluar “Kiss and make up”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku./KultPlus

Loading...