Dua Lipa, performancë në Abu Dhabi

Nga  Adela Alla

Dua Lipa do performojë në 1-vjetorin e hapjes së muzeut të artit në Abu Dhabi.

Ylli i muzikës pop do të këndojë në një koncert që do të organizohet më 11 nëntor.

Festimet për 1-vjetorin e Luvrit do të zhvillohen nga data 8 deri më 11 nëntor, me koncerte, ekspozita e aktivitete familjare.

Dua ka ‘pushtuar’ botën e muzikës me zërin e saj të fuqishëm dhe tekstet e mrekullueshme të këngëve./a.a/j.p/

TIRANË,30 tetor /ATSH/

 

Loading...