Dua Lipa shënon edhe një sukses me hitin “New Rules”

Dua Lipa është ndër artistet më aktive aktualisht në muzikë.
Dua Lipa numëron disa hite në repertorin e saj, e një prej tyre është “New Rules”.

Pikërisht me këtë këngë, ajo ka shënuar edhe një arritje tjetër, Dua mori pllakën për këngën më të dëgjuar në “Top 40 Radio”, për vitin 2018.

Këngëtarja i është gëzuar këtij suksesi, andaj ndau me ndjekësit këtë lajm, ndërsa solli imazhe të reja, realizuar nga “iHeartRadio”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “If Only”, këngë kjo në duet me Andrea Bocellin. /Lajmi.net/

 

Loading...