Dua ta përsëris: Plani është mbi tavolinë, të marrë e ta zbatojë, jo për hirin tim apo të PD, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun”

Gjatë deklaratës për mediat nga selia blu, kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje sërish Edi Ramës që të zbatojë planin e opozitës me 5 pika ose të hapë krahun.

‘Dua ta përsëris: Plani është mbi tavolinë, të marrë e ta zbatojë, jo për hirin tim apo të PD, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun’, theksoi gjatë fjalës së tij kreu i PD-së.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Në këtë kohë kur krimi dhe korrupsioni po bëjnë kërdinë, kur rrugët tona janë pre e trafikantëve të drogës, vendi ka mbetur në marrsh indietro dhe Edi Rama vazhdon të krekoset dhe të tregojë fajtorët imagjinarë.

Dështimet e Ramës po i paguan populli, fermerët, rinia, pensionistët. Jeni ju që po paguani për dështimin spektakolar. Në vend që të hapte vende pune, i shkatërroi.

E futi korrupsionin në çdo qelizë të shtetit, atë që nuk e arriti do t në dy mandate ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për të nxjerrë vendin nga kriza.

Nuk ka pse të jemi në këtë gjë. Nuk e meritojnë shqiptarët jenë pas Maqedonisë. Nuk e meritojmë të mbetemi mbrapa.

Ne jemi popull punëtor por kemi udhëheqjen e gabuar prej 6 vjetësh.

Përtej llafeve të bukura, batutave dhe fjalimeve boshe të Ramës ne kemi propozuar një plan të qartë që i hap rrugë ndryshimeve, plotësimit të 9 kushteve të Bundestagut, dhënies fund të krizës politike.

Ndaj dua ta përsëris: Plani është mbi tavolinë, të marrë e ta zbatojë, jo për hirin tim apo të PD, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun.

Ne me përgjegjësinë maksimale ne e kemi hartuar këtë plan. Koha nuk pret, tani është koha të marrim përgjegjësitë për zgjidhjen e kësaj krize.

Loading...