Dashuria nuk njeh as pandemi dhe as frikë. Këtë e vërteton më së miri çifti amerikan që u dashuruan përmes aplikacionit Tik- Tok.
Nuk kishim dëgjuar asnjëherë kështu, por ja çfarë ka ndodhur me dy të rinjtë. Mësohet se takimi unik i tyre erdhi pasi djali, Gunnar Michels, një kameraman 24 vjeç, publikoi në TikTok një video duke thënë se do të martohet me dikë që do të takoj në platformën sociale.
Ai shprehet se do marrë hapin e çuditshëm të blejë bileta për të dhe gruan e tij të ardhme, kushdo qoftë ajo, për në Las Vegas, aty edhe ku do të martoheshin.
Përgjigjet ishin të shumta, por mendjen e tij e mori Danielle Elleinad, e cila iu përgjigj me një video personale ku e prezantoi vetën. 24 vjeçarja nga Pensilvania tha se ajo ishte e duhura sepse jeta e saj gjithmonë ka qenë shumë serioze dhe gjithmonë ka ëndërruar që të ketë një dasmë të çmendur.
Nuk vonoi shumë pas publikimit të videos, ata floën dhe vendosën se ku do të takohen, që ai të propozoj asaj martesë. Në videon e propozimit, Michels shihet tek bëhet gati dhe thotë se po e bëjnë më në fund. Për 2 muaj, ata vazhdimisht publikuan video për të iu treguar ndjekësve të vetë se si po shkon planifikimi i dasmës dhe përgatitjet. Ata u martuan ditën e Shën Valentinit, dhe Michels ka thënë se ai nuk mund të kishte kërkuar për një grua më të mirë. Historia e dashurisë së tyre është shumë e pazakontë, por ata janë duke e shijuar çdo moment të lidhjes së tyre.
https://www.instagram.com/p/CLXdLRxB7Ev/?utm_source=ig_embed