Duam drejtësi/ Tragjedia e Otrantos, familjarët e vìktìmave protestë para SPAK

Zhgënjim nga drejtësia shqiptare shprehin edhe 18 vite pas trag jedisë së Karaburnit të 9 janarit të vitit 2004 familjarët e vik timave.
Teksa shpresonin se çështja do të zbardhej nga SPAK, ata sot protestuan para këtij institucioni të lartë të drejtësisë ku kërkojnë hetimin e çështjes. Aktualisht kjo dosja u rikthye në prokurorinë e Vlorës për moskompetencë, ndërsa familjarët nuk kanë qenë dakord me këtë veprim, duke e ak uzuar këtë institucion për kor rupsion.

Familjaret e viktimave kërkuan zbardhja e çështjes dhe dënimin e fajtorëve të trag jedisë me 28 vik tima kryesisht nga Shkodra të cilët ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë.

“Ne jemi përfaqësues të shoqatës 9 Janari, unë jam kryetari. përfaqësojmë shoqatën e 30 familjeve, ku na kanë vdekur 30 fëmijët tanë afër bregut në Vlorë. Ata njerëz kanë qenë një grup i strukturuar kriminal, që përbëhet nga policia e Vlorës. Josif Shtëmbari e ka bërë analizën e asaj policie dhe e ka cilësuar ata 30 oficerë, si pjesëtarë të bandës. Ata i morën prej Shkodrës. E ndaluan gomonen në mes të detit dhe kanë gjuajtur me armë. Ne kërkojmë zbardhjen e çështjes.

Kërkojmë hapjen e çështjes, Prokuroria e Vlorës është e korruptuar, se nuk janë hetuar ata që kanë bërë krimin. Është e vetmja tragjedi për arsye se nuk është dhënë ndihma. është njoftuar shteti dhe kanë thënë; po vdesim këtu dhe nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit për të shpëtuar ata njerëz. I lanë atje për t’u fundosur

Pas 18 orësh ka nisur kontrollet anija italiane. Ne na e mbyllën çështjen që mos të dilte ky grup kriminal. Ne i kërkojmë SPAK zbardhjen e çështjes, të vihen para drejtësisë kriminelët që na kanë vrarë fëmijët. I lanë 17 orë 13 km afër bregut. Ne kemi 8 vetë të zhdukur. Si kemi gjetur ende. Ja ky burrë këtu nuk e ka gjetur djalin e vetëm, si ka një varrë.”, tha Nikollë Mehillaj, kryetar i shoqatës së viktimave.

Loading...