‘Duam privatësi’, vajza e çiftit Gates reagon pas titujve të ndarjes së prindërve

Një ditë më parë, doli lajmi për ndarjen e Bill Gates me bashkëshorten e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh martesë. Ky lajm mbushi mediat me lajme, aludime dhe komente dhe kjo gjë ka prekur vajzën e tyre të madhe, Jennifer Gates.
“Ende po mësohem se si të mbështes procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes time në këtë kohë. Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini që fjalët tuaja të mira dhe mbështetja do të thonë kaq shumë për mua.

Faleminderit që kuptuat dëshirën tonë për privatësi teksa lundrojmë në fazat e ardhshme të jetëve tona”, shkroi ndër të tjera ajo në një postim në Instastory.

Jennifer është fëmija më i madh i çiftit. Ajo ka një vëlla, Rory, 22 vjeç dhe motrën 19-vjeçare, Phoebe.

Loading...