Dubai/ Gratë që ushqejnë fëmijët me gji do të vaksinohen me Pfizer

Dubai do të lejojë gratë që ushqejnë fëmijët me gji dhe ato që po planifikojnë shtatëzani që të vaksinohen me Pfizer kundër koronavirusit.
Njoftimi u dha nga autoritetet shëndetësore në Dubai. Ky vendim, sqarojnë mediat e huaja, është marrë në përputhje me kërkimet dhe rekomandimet më të fundit për vaksinën, raporton Vizion plus.

Kur u hodh në treg vaksina kundër COVID-19, shkencëtarët rekomanduan që gratë shtatzëna dhe ato me gjidhënie nuk duhet të marrin injeksion.

Loading...