‘Duhet gjak i ri, stop qokave dhe bakshisheve’/ Rama i prerë me socialistët

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim grupin e ri parlamentar dhe të vjetrin që mbylli legjislaturën.

Rama ishte i qartë dhe i prerë kur iu drejtua socialistëve duke u kërkuar “thithjen” e gjakut të ri për zgjeruar Partinë Socialiste. Ndër të tjera Edi Rama kërkoi luftën në administratë kundër të paaftëve, qokave dhe ndërhyrjeve për tenderat.

“Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat?

Po organizmi i PS sa ka arritur që të pastrohet dhe si do të shpëtojë deri në fund kjo partie nga kjo specie? Sa gjak i ri ka hyrë në organizimin e kësaj partie dhe sa dhe si do ta ripërtërijmë partinë më tej duke shtuar radhët, energjinë dhe peshën e politikës në jetën e saj, frymën e patriotizmit dhe vullnetarizmin në raport me peshën e kërkesës ende shumë shqetësuese për një vend pune në shtet?

Këto dhe pyetje të tjera si këto ka sa të duash, kërkon një vështrim kritik ndaj vetes në radhë të parë për të rreshtuar fakte që edhe mund të mos na pëlqejnë dhe gjithçka nis nga vetja. Duhet të kërkoni brenda vetes, cfarë mund të kishte bërë më mirë dhe cfarë nuk shkoi në punën e vet, në 4 vite apo në performancën e skuadrës së qarkut ku bën pjesë, për shkak të vetë atij apo asaj.

Kjo është skuadra drejtuese e PS-së, vendit, në 4 vitet e ardhshme, që duhet t’u japë drejtim shumë punëve dhe si e tillë nuk mund të jetë në lartësinë e një sfide të re dhe as të objektivave që vendosen përpara pasi ke arritur në një stacion të ri nëse nuk lufton sjelljet e vjetra brenda vetes së vet.

Duhet të përgatitemi për operacione të vështira brenda vetes, duhet të jeni gati për të hequr dorë nga lojëra të vjetra dhe individuale në dëm të qëllimeve dhe imazhit të PS-së. Jo vetëm ta luftojmë, por secili ta luftojë nepotizmin dhe klientelizmin.

Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë apo makutër që e mbajnë dorën në xhepin e qytetarëve apo për të sistemuar njerëz që nuk e meritojnë apo për të ndikuar në procese tenderash apo vendimmarrje, janë armiqësore për ata që na dhëna besimin për të drejtuar vendin” tha Rama.

Loading...