Duka prek me fjalët për Bashkim Finon: Lamtumirë mik

Presdienti i FSHF, Armand Duka ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, ish-kryeministri të Pajtimit Kombëtar të Shqipërisë.

Duka pati rastin që Finon ta kishte 3 vite më parë rival në garën për postin e Presidenti të FSHF, por arriti të fitojë duke u zgjedhur për herë të 4-t.

Gjithsesi Duka thotë se Fino ishte personazh i veçantë i politikës, dhe jo vetëm, nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo dhe të kontribuojë për futbollin.
MESAZHI NGA ARMAND DUKA

Lamtumirë i dashur Bashkim!
Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë.

Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.

Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit !

Loading...