Durrësi ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve brenda 24 orëve, me plot 12 raste të reja në krahasim me një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se janë 26 raste gjithsej vetëm në Durrës.
11 prej 12 rasteve të reja janë familet e tre vëllezërve me banim në Durrës.
Burime të sigurta i thanë gazetarit se atyre u është marrë tampon dje dhe është sjellë në Tiranë për analizë.
Ata ndodhen të vetëkarantinuar në banesë.
Loading...